Tel:    +355 (0) 24-224006
Fax
:    +355 (0) 24-224006
E-Mail:
   kukesi@albmail.com
web:          
www.alb-aid.org

“… Mina qëndron e fshehur për shumë kohë, pëlcet kur vepron një faktor i jashtëm. Ajo nuk dallon këmbën e një ushtaraku nga këmba e një fëmije. Ajo nuk di se lufta ka mbaruar shumë kohë përpara. Nuk njeh marrveshje armëpushimi. Ajo mund të shkaktojë viktima në çdo kohë.”

 Mjafton kjo thenje per te kuptuar rrezikun e madh qe paraqesin minat dhe zonat e ndotura nga minat per  banoret  qe jetojne ne keto zona. Rreziku i tyre eshte afat gjate.

Retrospektive

Qarku i Kukësit me një sipërfaqe prej 23374 km katrore dhe popullësi prej 116,590[1]  banorësh, është njeri prej 12 qarqeve të Republikës së Shqipërisë me rezerva dhe pasuri te jashtzakonshme natyrore.

Nga 120 km kufi  politik me Kosovën, 25% e tij vazhdon te mbetet i ndotur nga minat.

Pavarësisht ndarjeve dhe rindarjeve adminstrative e politike, gjeografia e Qarkut të Kukës është vazhdim i asaj të Kosovës, urë e vetme territoriale midis Shqipërisë dhe Kosovës, e lidhjeve shpirtërore, kulturore e materiale midis këtyre dy viseve të Shqipërisë etnike dhe ruatjes së njësisë së saj.

Lidhjet legale ne mes Shqiperise e Kosoves jane bere nga Qafa e Morinës në sektorin e kufirit midis rrethit të Tropojes e Kosovës, Qafa e Prushit në sektorin e kufirit Has – Kosovë dhe ajo e Morinit në sektorin Kukës- Kosovë. Përveç kësaj, popullsia e dy krahinave per tu lidhur me njera tjetren kane shfrytëzuar shumë shtegë-kalimeve këmbësore që sigurojnë lidhjet midis këtyre hapësirave. Historia e qarkut të Kukësit nuk mund të ndahet nga ajo e Kosovës.

Mjedisi dhe Zonat e minuara

Ndotja e mjedisit nga minat dhe UXO-t ne Shqiperine Verilindore eshte rezultat i konfliktit te armatosur i Kosoves i vitit 1999.

Ndotja e mjedisit shqiptar nga minat perfshin 120 km zone kufitare midis Shqiperise dhe Kosoves, nga Shishtaveci ne veri-lindje deri ne Cerem ne kufi me Malin e Zi ne Veri, deri ne 20 km ne thellesi te territorit te  Shqiperise. U ndoten nga minat  dhe u bene te paparedorshme 15 milion m2 toke shqiptare.

Minat tokësore (minat Anti-Personel dhe Anti-Tank) te vendosura nga forcat toksore te ish-Republikes se Jugosllavise, municionet e paplasura, te hedhura nga artileria e forcave te ish Republikes Jugosllave , paisjet dhe llogoret ushtarake të braktisura nga UCK, si dhe mbetjet e tjera shpërthyese te hedhura nga NATO gabimisht ne territorin shqiptar (6 bombleta te mbetura), jane  ndotesit kryesore te ketije mjedsi te paster natyror te qarkut Kukes. Ata sot, përbëjnë rrezik real për banoret e 39 fshatrave te qarkut Kukes, duke marre jete njerezish e duke mbajtur te pashfrytezuar nje pjese te mire te territorit.

Ushtria Jugosllave gjate konfliktit Kosovar mbolli vdekjen në tërë gjatësinë e kufirit shqiptar. Gjatë periudhës 1999-2005, në rrethet Has, Kukës dhe Tropoje të qarkut të Kukësit janë vrarë, plagosur apo gjymtuar 268 vetë prej të cilëve 72 femijë.

Në fillim të vitit 1998, qeveria jugosllave nëpërmjet forcave të saj të armatosura vendosi me dhjetra dhe qindra fusha të minuara, grupe minash dhe mina të veçuara përgjatë gjithe kufirit  me Shqipërinë dhe në Kosovë.

Të friksuar nga shtrirja e konfliktit ne Shqiperi , për të penguar kalimin e paligjshëm të armëve, depërtimin e trupave të UÇK-së nga Shqipëria në brendësi të territorit kosovar, apo një sulmi të mundshëm të forcave tokësore të NATO-s nga territori i Shqipërisë, forcat ushtarake Jugosllave nuk morën parasysh asnjë traktat ndërkombëtar, shkelën të gjitha marrveshjet ndërshtetërore, midis Shqipërise dhe ish Jugosllavisë duke vendosur me mijra mina brenda territorit shqiptar. Ky qe vetëm preludi i krijimit të një fushe gjigande të minuar, të një hapsire nga më të ndoturat me këto armë vrasëse tinzare në të dy anët e kufirit, përvijimit të krizës së Kosoves.

Kurse gjate gjithe 79 diteve te bombardimit te NATOS, forrcat jugosllave vazhduan granatimin sistematik te brezit kufitar me mina kasete, te cilat shpesh here moren jete njerezish deri edhe ne fshatrat perreth Kukesit e madje edhe ne qytetin e Krumes.

Por duhet thene se me ndihmën e  specialistëve ushtarkë të NATO -s, ushtria Shqiptare reagoi me shpejtësi.

Pas nivelit te Vezhgimit te Pare qe u be nga Forcat e Armatosura te Shqiperise ne vitin 1999 u identifikuan 102 zona te minuara te llogaritura afërsisht ne 15 milion m2 toke.

Dëme njerzore dhe materiale …

Impakti social-Ekonomik dhe mjedisor

Ky rajon i’u ekspozua bobardimeve sistematike të artilerisë sërbe, madje dhe sulmeve të njësive paramilitare edhe në brendësi të këtij territori.

Mbi 3350 predha artilere u hodhën mbi fshtarat kufitare. U goditën objekte deri në 25 km në thellësi të territorrit të qarkut të Kukësit.  Përgjatë 120 kilometrave kufirit deri 1,000 m në thellësi të territorit tonë, në një sipërfaqe prej afro 120 ha u mbollën një numër i madh minash antipersonel, pa llogaritur ato suprizë, antitank, predhat e kalibrave të ndryshëm dhe materialet e tjera luftarake të paplasura qe u granatuan ne thellesi te territorit shqiptar.

39 fshatra u prekën direkt nga vendosja e minave dhe granatimet prej të cilëve:

·        11 në rrethin  të Kukësit (Shishtavec, Borje, Zapod, Orgjost, Pakishi, Bele, Novosej, Morin, Bardhoc, Gjegjan dhe Kolsh.),

·        14  në atë të Hasit (Letaj, Dobrunë, Vlahën, Gajrep, Cahan, Kishaj, Helshan, Krumë,  Zarisht, Myc-Has, Peraj, Pogaj, Golaj, Nikoliq.) dhe

·        14 në të Tropojës (Zherkë, Tropojë e Vjetër (Aste), Kamenicë, Kasaj, Viçidol, Gegaj, Bytyc, Bucaj, Stobërdë, Papaj, Zogaj, Padesh, Çerem),

Shumë lagje, dhjetra familje dhe individë u larguan nga shtëpitë e tyre. Fshati Zherkë i rrethit të Bajram Currit u minua dhe te gjithe banorët e tij u dëbuan nga forcat e ushtrise jugosllave.

Në një farë mënyre, Shqipëria u përfshi në një luftë të padeklaruar me Jugosllavinë. U vranë 23 banorë dhe 68 të tjerë plagosën. U shkatërruan 130 shtëpi dhe u dëmtuan 1,000 objekte te tjera social-kulturore si shkolla, qendra komunash, rrjete te furnizimit me energji elektrike etj.

Dëmtime serioze pati sistemi  vaditës, pemëtaria dhe blegtoria. Në të gjithë qarkun u dëmtuan më shumë se 800 kokë gjedhë e njëthundrakë, mbi 3000 kokë të imta, 1200 zgjoje bletësh, etj.  Sipas llogaritjeve dëmi në bujqësi e blegtori kap shifrën e rreth 2, 673 000 Dollarëv, ndërsa në sistemin vaditës dëmi është llogaritur në masën e 260 mije $ US. Dëmtime të mëdha pësoi infrastruktura rrugore, sidomos ajo e qytetit të Kukësit.

Fundi i krizës kosovare për banorët e qarkut te Kukësit shënon fillimin e një “krize” të re, atë të vazhdimit te “luftës” në paqe, e cila u pasua  me viktima të shumta në njerëz e pasoja te tjera tragjike që rëndojnë e do të vazhdojnë të rëndojnë edhe për një kohë të gjatë mbi këta banorë.

Që nga aksidenti i parë i datës 25 Mars 1999 deri më sot janë regjistruar 

  • 268 viktima prej të cilave

  • 34 të vdekur,

  • 12 me shikim të humbur,

  • 54 të gjymtuar rëndë dhe 

  • 168 të plagosur me dëmtime të  shkallëve  të ndryshme,

pa llogaritur dhjetra bagëti, dëme të tjera materiale dhe hapsira të tëra, te cilat nuk mund të përdoren për kullotje e nevoja të tjera jetësore për shkak të ndotjes me këto armë.

Statistikat tregojnë se zona më e goditur është Tropoja me 140 viktima,  pasataj Hasi me 88 dhe Kukësi me 40.   Dhjetra djem e vajza kosovare humbën jetën në përpjekje për të kaluar kufirin e për t’iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare Kosovare.

Jo vetëm viktimat, por edhe të gjithë banorët e zonave ku kanë ndodhur aksidentet, ku janë vrarë, gjymtuar apo  plagosur ato, vazhdojnë të vuajnë pasojat ekonomike, sociale e psikologjike të këtyre tmerreve; të punojnë e të jetojnë nën peshën e ankthit, pasigurisë për të nesërmen, privimeve në shfrytëzimin e pronës e resuseve të tjera natyrore për nevojat e ekonomisë familijare dhe kufizimeve te tjera që në cak të fundit e dëmtojnë rëndë cilësinë e jetës.

Në kushtet e varfërisë së skajshme në disa prej fshatrave të zonave të minuara, jetesa është bërë gati e pamundur ose në kufijtë e ekzistencës.

Madhesia mesatare e fermave eshte 1.5 ha dhe veprimtarite kryesore jane kullotat, bujqesia, mbledhja e drureve te zjarrit dhe veprimtari te tjera per te mbijetuar. Varferia dhe presioni per toke rriten me shume mbasi 75% e terrenit ne Veri eshte malor.

Megjithse shumica e njerezve jane informuar dhe kane marre edukim nga Shoqata VMA Kukes dhe Kryqi i Kuq shqiptar mbi rrezikun qe paraqesin minat, perseri vriten dhe plagosen njerez per shkak te presionit ekonomik qe i ben ata te perdorin tokat e ndoturua, livadhet per kullota e pyjet per dru.

Te debuarit kosovar dhe pasojat ekologjike mbi mjedsin

Qarku i Kukësit ne 79 ditët e bombardimit, në çdo dite, mbajti mesatarisht mbi 140 mije shqiptarë kosovarë të dëbuarë me dhunë nga trojet e tyre. Për këtë periudhë kohore, në pikëkalimet kufitare të këtij qarku,  kaluan 418,135 banorë të dëbuar nga Kosova prej të cilëve 368,688 në Morin të Kukësit, 55,377 në Qafë Prush të Hasit dhe 110 në Padesh dhe Qafë të Morinës të rrethit të Bajram Currit. Gjatë kësaj kohe, këtu shpërndaheshin mesatarisht 120 – 130 tonë ndihma ushqimore e kryheshin rreth 2,000 vizita mjekësore.  Kanë përfituar nga trajtimi mjekësor 147,222 vetë prej të cilëve 76,605 fëmijë. Në spitalet Kukës dhe Krumë u shtruan 14,589 vetë dhe 220 prej tyre iu nënshtruan operacioneve të rënda. Janë mbajtur nën kontroll 3,500 të sëmurë kronikë. Në repartin gjinekologjik janë asistuar 3,850 gra. Prej tyre 450 janë shtruar dhe 351 kanë lindur. Vdiqën për shkaqe natyrore dhe u varrosën 206 kosovarë prej të cilëve 170 në Kukës dhe 36 në Has.

Per pasoje e tere infrastruktura e qarkut Kukes u vu ne sherbim te refugjateve, e cila u amortizua teresisht. Pasoja tejet shkaterruese per infrastrukturen pati mbërritja e kosovareve te debuar. Ndotja e ambientit qe jashtzakonisht e larte. Me dhjetra mbeturina plastike perfunduan ne liqenin e Firzes. Mjaft vend-qendrime kampesh u kthyen ne toka djerre.  Edhe sot pas 7 vjetesh Kukesi po vuan pasojat e shkaterrimit te ambientit dhe infrastruktures nga masa e madhe e refugjateve.

Pas largimit te refugjatve Komuniteti nderkombetra e kaloi ne heshtje te plote pasojat qe la mbi natyren dhe mjedisin  levizja e nje mase kaq te madhe njerëzish ne qarkun e Kukesit. Mjafton te besh nje shetitje perqark Kukesit te shohesh pasojat e ketije eksodi masiv mbi mjedisin edhe sot.  Ndoshta nuk eshte vone per t’u rene kembanave te alarmit per te parandaluar ndotjen e metjeshme te ambientit te Kukesit i cili ne keto kushte nuk mund te kthehet ne nje burim zhvillimi per eko-turizmin.

Bujaria e kuksianeve kurre nuk u shperblye. Madje u shperdorua dhe u keq perdor. Premtimet e komunitetit nderkombetar shume shpejt u harruan.  

Puna qe eshte bere per cminimin e Zonave te ndotura nga minat gjate viteve 1999-2005

Në gjysmën e dytë të vitit 1999, qeveria shqiptare vendosi të zbatonte Standardet Ndërkombëtare të Veprimit ndaj Minave.

Në tetor 1999, u krijua Komitetit Shqiptar i Veprimit ndaj Minave (AMAC) me pjesemarres nga disa ministri dhe donatore te huaj i kryesuar nga zvëministri i mbrojtjes,

Në vazhdim u krijua edhe Qendra  Shqiptare e Veprimi ndaj Minave (AMAE), organ ekzekutiv i posaçëm për kordinimin dhe monitorimin e Programit të veprimit ndaj minave në Shqipëri

Në këtë kuadër, krahas  punës së madhe të bërë nga ushtria shqiptare për identifikimin dhe markimin e zonave të minuara, shoqatat e specializuara si RONCO, HELP, SFD, DCA-ACT, vazhduan punen humanitare per cminimin e zonave te kontaminuara. Keshtu deri ne fund te vitit 2005 eshte cminosur  rreth 85 % e zonave. Cminimi i plote i zonave te ndotura do te perfundoje ne vitin 2009. Ne fund te vitit 2006, Qarku i Kukesit do te jete i lire nga efektet e minave.

Ne kuadrin e veprimit ndaj minave,  kontribut të madh kane dhënë edhe “VMA-Kukes” – Shoqata e Viktimave të Minave dhe Armëve,  sidomos në drejtim të edukimit për rrezikun nga minat. Edhe per kete faktor eshte bere e mundur ulja e aksidenteve nga minat nga 187 ne vitin 1999 ne 1 rast ne vitin 2005.

Ajo gjithashtu ka ndihmuar per integrimin e tyre social, jetësor dhe ekonomik. Nga VMA-Kukës eshtë bërë një punë e madhe për ndërgjegjësimin e opinionit publik, organeve shtetërore, organizatave humanitare jo-qeveritare, fondacioneve të ndryshme për këthimin e vëmendjes ndaj kësaj kategorie të pamundur dhe në nevojë dhe varfërisë së skajshme të zonave ku ata jetojnë.

Ne kete kuader shoqata ka publikuar edhe disa libra si “Kujdes nga Minat”, “Rreth Krizes se Minave ne Qarkun Kukes”, “Histori te vërteta” e me mijera fletëpalosje me mesazhe sigurie, etj.

Minat e pastruara nga kompanite e çminimt

Nr

Përshkrimi

Nr i minave të gjetura

1

AP- Mina antinjeri

8,560

2

Mina antitank

132

3

UXO-t e municione të paplasura

3,275

4

Municione të tjera (bomba,  raketa etj.)

84

 

Total 

12,051

 

Per cminimin e ketyre zonave nje ndihme jashtzakonisht te madhe kane dhene donatoret e huaj, pa te cilet nuk do te ishte bere e mundur cminimi i territorit shqiptar.

Ketu do te theksonim ndihmen dhe mbështetjen e fuqishme financiare te Departamentit te Shtetit te Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Komuniteti Europian, PNUD-i, Kanadaja,  Zvicra, Gjermania, Franca, Italia, Turqia, ITF-ja, Difid etj.

Zonat e ndotura dhe  zhvillimi i Ekoturizmit.

Natyra dhe mjedisi i Qarkut tone jane nje burim krenarie per te gjithe banoret. Malet e larta, pyjet, kullotat alpine, perrenjte dhe liqenet e shumte jane nje baze e paimagjinueshme per zhvillimin e eko-turizmit. Por pervec varferise, mjedisi I Kukesit vazhdon te mbetet I ndotur, natyra dhe pasurite qe ofron per ekoturizem vazhdojne te mbeten vetem endrra e deshira te parealizuara. Madje ato ende nuk shihen si burime zhvillimi.

Impakti i ndotjes se mjedisit deri tani nuk eshte vleresuar sa dhe si duhet. Ka burime ujore ne qarkun Kukes qe jane perseri te bllokuara nga zonat e minuara. Pllajat e bukura tashme te zhveshura gjate cminimit vazhdojne te jene te pasigurta per shkak te ndotjes me mina dhe municione te paplasura.

Duhet theksuar se vete procesi i cminimit ndikon ne degradimin e tokes, pasi pergatitjet e tokes per cminim dhe cminimi mekanik shkaterrojne ato burime aq te nevojshme dhe te pakta si druret per ngrohje, frutat e pyllit dhe kulloten per bagetine. Ri-pyllezimi, rehabilitimi i kullotave, ruajtja e tokes se punueshme dhe mbeshtetja e procesit te cminimit nga komunitetet e prekura nga minat duhet te jene pjese e zgjidhjes se problemeve te mjedisit ne Qarkun e Kukesit.

Megjithse rreth 85 % e ketyre zonave jane cminuar, akoma nuk eshte marre ndonje mase konkrete per ri-pyllezimin e zonave te zhveshura nga bimesia gjate procesit te cminimit.

Shoqata VMA Kukes ka vleresuar se per transformimin e shpejte te rreth 1000 Ha te ketyre zonave te cminuara, per kthimin e tyre ne “identitet”  duhen rreth 2 milion $ US.

Eshte me vend te theksohet se cminimi dhe kthimi i zonave te ndotura ne identitetin e meparshem natyror ka kosto shume te larte. Nese kosto per prodhimin e nje mine eshte 3-10 $, kostoja per heqjen e saj i kalon te 50 $ US. Cminimi i 1 m2 toke kushton mbi 10 $US. Kjo do te thote se pasojat e ndotjes pervec te tjerave kane edhe kosto shume te larte ekonomike e cila shton permasat e varferise.

Si konkluzion do te thoshim se minat dhe zonat e minuara kane patur nje ndikim teper te madh ne ndotjen e mjedisit te qarkut Kukes. Prandaj eshte e domosdoshme qe pushteti local te perfshije ne planet e veta ri-gjenerimin e zonave te cminuara per ti kthyer ne burime per zhvillimin e eko-turizmit.
 

[1] Sipas Regjisrtimitë Statistikave te Zyres Gjendjes Civile prane Prefektit te Qarkut Kukes, shkurt 2006